Organizata joqeveritare VoRAE - Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve e cila vepron në Kosovë që prej vitit 2011, përmes një kumtese për media bën të ditur se më 30 maj është nënshkruar Deklarata e përbashkët me përfaqësues të partitve politike nga radhët e komuniteteve, po ashtu dhe anëtarë të shoqërisë civile për respektimin e kornizës ligjore për përmbushjen e kuotave të punësimit për komunitetet rom, ashkalinj dhe egjitpian nga institucionet të nivelit qendror dhe lokal.
Në komunikatë thuhet:
Sot, është nënshkruar deklarata e përbashkët në mes të përfaqësueseve të partive politike nga radhët e komuniteteve rom, ashkalinj dhe egjiptian si dhe organizatave të shoqërisë civile.
Paraprakisht janë mbajtur takime lidhur me këtë iniciativë, e cila është nisur nga organizata Voice of Roma Ashkali dhe Egyptian në bashkëpunim me organizata të tjera të shoqërisë civile, të cilat bashkërisht kanë bërë thirrje ndaj përfaqësueseve të partive politike për përkrahjen e kësaj thirrje për nënshkrimin e deklaratës të përbashkët, me qellim që të respektohet Korniza Ligjore për kuotën e punësimit të komuniteteve: rom, ashkalinj dhe egjiptian. Kuota e punësimit garantohet me Kushtetutën e Republikës së Kosovës Neni 61/62 duke vazhduar edhe me ligjin për Shërbim Civil me Nr 03/L-149 Neni 11, dhe Ligjin e Punës Nr.03/L-212, si dhe Rregulloren Nr.04/2010 për procedurat e përfaqësimit të drejtë dhe propocional të komuniteteve jo shumicë.
Gjatë takimit përfaqësuesit e partive politike si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile kanë ngritur edhe njëherë shqetësimet e tyre rreth problemeve që hasin këto komunitet dhe së bashku të gjejnë mënyra për zgjidhjen e këtij problemi. Përfaqësuesit e partive politike kanë falënderuar organizatat e shoqërisë civile për këtë iniciativ në veçanti OJQ-VoARE, ku menjëherë kanë pranuar ftesën e thirrjes tonë dhe janë bërë pjesë e kësaj deklarate shumë të rëndësishme, e cila është vetëm një nismë për mundësitë e të drejtave të barabarta ndaj këtyre komuniteteve dhe e drejtë e cila garantohet edhe me ligj.

-
Flasin për gjendjen e komuniteteve, pa përfaqësuesit e tyre në Kuvend
-
Raporti i “Voice of Roma, Ashkali and Egyptians” flet për progres domethënës se si raportohet për 3 komunitetet
-
Çfarë duhet të bëjë Qeveria e re për anëtarët e komuniteteve rom, ashkali e egjiptian?
-
Tregu i punës, përjashtues për anëtarët e komunitetit rom, ashkali e egjiptas
-
A kanë mundësi të barabarta punësimi anëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptian me anëtarët e komuniteteve të tjera?