Faza e dytë e masave lehtësuese ka rikthyer qarkullimin e transportit publik për qytetarët e Prishtinës.
Prej të hënës, ata kanë shfrytëzuar autobusët e trafikut urban për të kryer nevojat brenda qytetit.
Megjithatë, gjënë e njëjtë nuk e kanë bërë edhe shumë kompani private të transportit.
Sipas Izet Smajlit, përfaqësues i këtij sektori, pandemia dhe masat restriktive kanë ndikuar shumë në punën e tyre, raporton KOHA.
Ai shton se problem tjetër për sektorin privat të transportit në kryeqytet është edhe mungesa e lejeve të punës.
Edhe
Transportuesit privatë ankohen për gjendjen e rëndë, kërkojnë përkrahjen e Komunës
Shkak për këtë, Smajli thotë se janë premtimet e shumta nga pushteti komunal për përfshirjen e tyre në riorganizimin e linjave të trafikut urban dhe atij privat brenda komunës.
Për ankesat e këtij sektori, televizioni ka dërguar pyetje te Zyra për media e Komunës së Prishtinës dhe drejtori për Planifikim Strategjik, Genc Bashota, mirëpo të njëjtit nuk kanë kthyer përgjigje.
-
Qytetarët në Prishtinë e mirëpresin fazën e dytë të masave lehtësuese
-
Trafiku Urban dhe transportuesit privatë i kthehen punës nesër
-
Transportuesit privatë dhe ata të Trafikut Urban sonte vendosin nëse kthehen në punë nesër
-
Smajli: Po të dilnin mjetet me kohë, kompanitë private do të investonin në autobusë të rinj