Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së në Kosovë, Zahir Tanin, me bashkëpunëtorë, vizitoi komunën e Prishtinës, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
Ai u prit në takim nga kryetari, Shpend Ahmeti, nënkryetari, Dardan Sejdiu, si dhe drejtori i Administratës, Muhedin Nushi, transmeton Koha.net.
Më tutje thuhet se Ahmeti e njoftoi përfaqësuesin special me gjendjen në komunën e Prishtinës, si ka qenë në marrje të mandatit dhe të arriturat e deritanishme në përmirësim të gjendjes. Në këtë kontekst, Ahmeti i tregoi mysafirit për reformat në administratë e financa, sidomos tek tatimi në pronë, investimet në institucione parashkollore e shkollore, reformën në shëndetësi dhe ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarë, transparencën radikale, ndaljen e të gjitha ndërtimeve pa leje etj.
Nga ana e tij Tanin shprehi kënaqësinë e tij me të arriturat në komunën e Prishtinës, si dhe ofroi bashkëpunim në projekte të cilat zyra e OKB-së këtu do të mund të ndihmonte.
-
Tanini: Riintegrimi i të kthyerve, thelbësor për të ardhmen e Kosovës
-
Shefi i UNMIK-ut: Udhëheqja e fortë e uniteti politik në Kosovë janë të nevojshme më shumë se kurrë
-
Kryetari Ahmeti falënderon Kosnettin për ndihmën që SHBA-ja ia jep Prishtinës
-
Tanin në KS të OKB-së: Çështje e Ushtrisë duhet të trajtohet me kujdesin më të madh të mundshëm
-
OEK-u e komuna e Prishtinës nënshkruan Memorandum për bashkëpunim