Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, bashkë me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, nënshkruan sot Memorandum Mirëkuptimi me qëllim të krijimit të marrëdhënies formale dhe rritjes së bashkëpunimit mes dy institucioneve.
Objektivat kryesore të këtij bashkëpunimi janë krijimi i mundësive për bashkëpunim të vazhdueshëm, komunikim të ndërsjellë për çështjet administrative komunale; lehtësimie e procedurava administrative për bizneset; avokimi i përbashkët për nisma ligjore dhe përmirësim të mjedisit biznesor; fuqizimin dhe stimulimin e Komunës në tërheqjen e investimeve; nxitjen e pjesëmarrjes së bizneseve në adresim dhe shqyrtim të problematikave administrative dhe ligjore; promovimin e transparencës në vendimmarrje komunale, si dhe koordinim të vazhdueshëm në çështjet me interes të dyanshëm.
Palët janë dakorduar për përcaktimin e një trupi të përhershëm në Komunë dhe në Odë, që do të jetë përgjegjës për bashkërendimin e aktiviteteve.
-
BE: Kosovës i duhen institucione funksionale për të përshpejtuar reformat dhe rrugën evropiane
-
RroK-u do dialog me kryetarin e Prizrenit pas akuzës për goditje të kulturës
-
OEK kërkon sqarime për taksat e reja të Prishtinës: Çdo kosto shtesë i bartet qytetarit
-
BE kërkon zbatim më efikas të projekteve të IPA-s në Kosovë
-
Oda Ekonomike akreditohet për lëshim të certifikatave “Made in Kosova”