Zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje u takuan sot me deputetë të Parlamentit Frankofon belg, të cilët po qëndrojnë për vizitë në Kosovës.
ë një njoftim për medie, bëhet e ditur se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, i informoi ata për situatën politike në Kosovë, transmeton Koha.net.
Është kënaqësi të bisedosh për situatën politike me deputetë evropianë të orientimit të njëjtë politik, citon njoftimi Visar Ymerin. Sot takuam një delegacion të Parlamentit Frankofon belg me të cilët biseduam për situatën politike në Kosovë dhe Evropë.
Delegacioni përbëhej prej: Jean-Charles Luperto, zëvendës kryetar i Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Frankofon belg, deputet ne Parlamentin regjional valon dhe kryetar i Komunës Sambreville, Christophe Collignon, anëtar i Komisionit te Jashtëm të Parlamentit frankofon belg, shef i grupit socialist në Parlamentin regjional valon dhe kryetar i Komunes Huy, Francois Bontemps, ambasador i Belgjikës për Kosovë, Shqipëri, Bullgari dhe Maqedoni, Jean-Louis Servais, i ngarkuar me punë në Zyrën e Belgjikës në Kosovë.
Bashkë u dakorduam për bashkëpunim ndërpartiak, si subjekte që i përkasim të njëjtit drejtim socialdemokrat në politikë, thekson njoftimi deklaratën e kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.
-
Belgjika vazhdon mbështetjen për Kosovën
-
Ligjvënësit belgë thonë se Kosova duhet të jetë anëtare e asociuar e Asamblesë së NATO-s
-
Deputetët belgë ia konfirmojnë mbështetjen Kurtit për integrimin e Kosovës në BE e NATO
-
Konjufca dhe delegacioni belg në NATO flasin për zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon
-
VV: Holanda e gatshme të mbështesë Kosovën në rrugën e integrimit evropian