Përmes një kumtese për medie, Parlamenti Studentor i Universitetit të Prishtinës njofton se ishte ftuar të merrte pjesë në një takim me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj, zëvendëskryeministrat Enver Hoxhaj e Fatmir Limaj dhe me ministrin e Arsimit Shyqyri Bytyqi, transmeton Koha.net.
Në atë takim, sipas kumtesës, do të diskutohej për problemet e arsimit në Kosovë.
“Ne refuzojmë të marrim pjesë në këtë takim, sepse ky takim është thjeshtë një tentativë që të mbulohet mos-interesi i qeverisë për arsimin dhe përmes fotografive me ne dhe palët e tjera që luajnë rol në arsimin e lartë, qeveria të thonë se është duke punuar në përmirësimin e gjendjes në arsim”, thotë kumtesa e cila përfundon se pa një arsim cilësor Kosova nuk do të mund të vazhdoj përpara me procesin e integrimit në BE.
-
Kurti takohet me Haradinajn
-
Haradinaj dhe Bytyqi nuk marrin pjesë në Komisionin për Arsim në debatin për KSHC-në
-
Komisioni për Arsim fton kryeministrin për raportim pasi kundërshtoi vendimin e KSHC-së
-
Haradinaj thotë se Qeveria është e përkushtuar për arsimin e lartë
-
Parlamentet Studentore të universiteteve publike kërkojnë shkarkimin e ministrit Bytyqi