Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Përfaqësues të ASK-së pjesë të takimit të IAEG-SDG në Suedi

Me ftesë të Agjencisë së Statistikave të Suedisë dhe asaj për koordinim dhe zhvillim ndërkombëtar (SIDA), përfaqësues të Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) të kryesuar nga kryeshefi ekzekutiv, z. Isa Krasniqi, po qëndrojnë në Stokholm për të marrë pjesë në Takimin e 8-të të agjencive të ndryshme dhe grupit të ekspertëve për treguesit SDG (Qëllimet e Zhvillimit të Qëndrueshëm).

Në këtë takim u prezantua dhe u diskutua nga grupi i ekspertëve për 17 qëllimet e Kornizës globale të treguesve SDG, veç e veç, zhvillimin e treguesve statistikorë dhe objektivat e Agjendës 2030 për zhvillim të qëndrueshëm.

Treguesit SDG janë klasifikuar në tri nivele (Tier I, II, III) përmes të cilave jepet një pasqyrë e qartë për zhvillimin e metodologjive dhe treguesve statistikorë.

Në këtë takim po marrin pjesë përfaqësues të shteteve anëtare të OKB-së, instituteve kombëtare të statistikave dhe organizatave të tjera ndërkombëtare, si: UNSTAD, UNFPA, UNDP, UNESCO, UNECE, ILO, FAO, Eurostati, OECD, WHO, EEA, Banka Botwrore, FMN, Komisioni Evropian, etj.

{gallery}