Tiranë, 17 mars - Nga baza detare e Pashalimanit(Vlorë) u përcoll të premten kontigjenti i 3-të i Forcës Detare në detin Egje, i cili do të jetë nën komandën gjermane, që mban kryesimin e radhës të grupit “Standing NATO Maritime Group 2”.
Në fjalën e saj, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli kujtoi hapat e parë në rrugën drejt këtyre misioneve para dhjetë muajsh. Ajo evidentoi rrugën e vështirë të Forcave të Armatosura drejt kthimit në një ushtri të denjë si vend anëtar i NATO-s.
Duke shprehur vendosmërinë e qeverisë shqiptare për ta bërë Shqipërinë anëtare dinjitoze të komunitetit euro-atlantik, ministrja e Mbrojtjes nënvizoi angazhimin e saj për realizimin e reformave në vend.
Gjeneral brigade Ylber Dogjani, shprehu besim se kontigjenti i Forcës Detare do të shënojë suksese në misionin në Detin Egje, sikurse pararendësit e tyre.
Në përfundim, ministrja Kodheli i dorëzoi flamurin kombëtar komandantit të kontigjentit të tretë, kapitenit të rangut të tretë, Ermal Hila.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin zyrtarë të lartë të ushtrisë shqiptare, si dhe familjarë të pjesëtarëve të këtij kontigjenti.
-
Kodheli takon ushtarakët e kthyer nga misioni në Egje
-
Forca Detare e Ushtrisë Shqiptare, pjesë e “Sea Guardian”
-
Niset kontigjenti i 6-të në operacionin e NATO-s në detin Egje
-
Kthehet nga Afganistani kontingjenti i Policisë Ushtarake të Shqipërisë
-
Kontingjenti ushtarak i Shqipërisë niset drejt Afganistanit