Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Kontingjenti ushtarak i Shqipërisë niset drejt Afganistanit

Është zhvilluar sot në Tiranë ceremonia për nisjen e një kontingjenti ushtarak prej 30 forcash nga Shqipëria në drejtim të Afganistanit, në kuadër të misionit të NATO-s “Mbështetje me vendosmëri”, që do të realizojë misionin nën komandën turke.

Në këtë ceremoni merrte pjesë ministrja e Mbrojtjes e Shqipërisë, Mimi Kodheli, zyrtarë të ushtrisë shqiptare dhe familjarë të pjesëtarëve të kontingjentit që niset drejt Afganistanit për mision.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Jemi sot këtu së bashku për të nisur shokët, miqtë dhe vëllezërit tanë në Afganistan. Aty ku do të përballen me misionin dhe detyrën e tyre të vështirë të ruajtjes së forcave aleate, në frontin më sfidues dhe më të rëndësishëm në NATO”, tha ministrja Kodheli gjatë fjalës së saj në këtë ceremoni. Ajo shtoi se këto trupa ushtarake do të vijojnë të dislokohen në kuadër të misionit të NATO-s në përmbushje të angazhimeve të aleancës, për menaxhimin e krizave në funksion të paqes dhe stabilitetit.

Kodheli theksoi ndër të tjera se “Ne nuk mjaftohemi vetëm me solidaritetin me viktimat dhe të goditurit nga terrorizmi, por kontribuojmë aktivisht në luftën kundër tij. Lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm është domosdoshmëri dhe me sakrifica duhet luftuar që në burimet e tij. Duke vlerësuar mbështetjen e pakursyer që vendet aleate kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për forcat tona të dislokuara në operacione, shpreh mirënjohjen e thellë, veçanërisht për forcat e armatosura turke dhe ato italiane”.

Grupi i parë i ushtarëve shqiptarë me detyrë në Afganistan u nis më 16 dhjetor 2014. Brenda një periudhe 2.5 vjeçare ky është misioni i gjashtë që shkon në këtë kuadër.