Policia e Kosovës ka njoftuar se për periudhën janar-mars ua ka ndaluar drejtimin e mjeteve me veprim motorik 2223 shoferëve.
Sipas të dhënave të Policisë të publikuara në rrjetin social facebook 5013 shoferëve u janë vendosur pikë negative.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Policia e Kosovës vazhdon me aktivitete që kanë për qëllim ngritjen e sigurisë në trafikun rrugor si dhe uljen e aksidenteve. Gjatë periudhës kohore janar – mars 2024, 2223 shoferëve iu është ndaluar drejtimi i mjetit me veprim motorik dhe 5013 shoferëve, iu kanë vendosur pikë negative”, thuhet në njoftimin e Policisë.
Policia ka bërë thirrje për respektim të rregullave në trafik.
