Gjatë tre muajve të fundit janë konfiskuar 14 kamionë me thëngjill të shitur ilegalisht nga inspektorë të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), si masë për parandalimin e ndotjes së ajrit në kryeqytet.
Thëngjilli është përmendur si njëri ndër faktorët kryesorë, pas termocentraleve të KEK-ut, që kontribuon në ndotjen e ajrit, prandaj ai edhe është ndaluar për përdorim në institucionet publike. Por thëngjilli që shitet ilegalisht është cilësuar si shumëfish më i rrezikshëm për ambientin dhe shëndetin e qytetarëve për shkak se është i papërpunuar, shkruan sot Koha Ditore.
Megjithatë, konfiskime apo ngritje rastesh në hetuesi kundër shitësve ilegalë të thëngjillit nuk ka bërë asnjë institucion tjetër. Komuna e Prishtinës nuk i ka bërë publike këto të dhëna, përderisa Ministria nuk ka dërguar raste në gjykatë për shitësit ilegalë të thëngjillit.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Halimi thotë se Inspektorati i MMPH-së konfiskoi 20 ton thëngjill vitin e kaluar
-
Vazhdon shitja ilegale e thëngjillit, Matoshi thotë se s’ka inspektorë të mjaftueshëm
-
Në prag të dimrit kthehet qymyri dhe ajri i pashëndetshëm, MMPH-ja premton masa
-
Për dhjetë ditë konfiskohen 7 kamionë me thëngjill
-
Alternativa e ngrohjes me ndotësit më të mëdhenj të ajrit