Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnulla Gashi, ka thënë se lidhur me sulmin e armatosur të së dielës mbrëma në Prishtinë ku mbeti i vrarë një person dhe u plagosën pesë të tjerë, po kërkohet edhe një i dyshuar.
“Për momentin jemi në fazën intensive të mbledhjes së dëshmive në vendin e ngjarjes. Është vend i frekuentuar, falë ndihmës së qytetarëve kemi arritur të sigurojmë disa videoincizime. Po marrim edhe disa videoincizime tjera që mbulojnë rrugën. Do të rezervohesha nga detajet tjera, por mund të konfirmojë se sipas informatave të para që kemi, duke u bazuar në videoincizimet, po kërkojmë një person tjetër. Jemi në fazën e identifikimit të personit të gjashtë”, ka thënë Gashi për “60 Minuta” të KTV-së.
Ai ka thënë se tre nga të plagosurit janë në gjendje më të rëndë, e dy janë jashtë rrezikut.
Gashi ka thënë se ky rast është si pasojë e një mosmarrëveshje të mëhershme mes familjeve Gashi e Sekiraqa.
Ai ka treguar se të enjten është ngritur aktakuzë ndaj dy personave për arastin e parë që ndodhi në qershor, ku u plagos një person.