Me një projekt të përbashkët të Komunës së Klinës dhe OJQ-së “Zëri i romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve” (VoRAE) do të përkrahen familjet me kushte të vështira të banimit dhe me gjendje të rëndë të banimit.
Përkrahja e familjeve nevojtare është rezultat i marrëveshjes së bashkëpunimit të nënshkruar muajin e kaluar nga Komuna e Klinës dhe kësaj organizate joqeveritare me Komunën e Klinës në kuadër të programit për banim, shkruan sot “Koha Ditore”.
Gjokë Lleshaj, drejtor për Shërbime Publike dhe Emergjencë në Klinë, tregoi për KD-në se bazuar në këtë marrëveshje ka qenë i hapur për tri javë afati për aplikim i qytetarëve me kushte të vështira banimi dhe me gjendje të rëndë ekonomike në këtë komunë.
“Për tri javë, prej 1 deri më 21 gusht, sa ka qenë i hapur afati për aplikim janë dorëzuar rreth 150 kërkesa të personave pa banim dhe kushte të vështira ekonomike... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Administrata s’lejon qasjen në dokumentet zyrtare në Klinë
-
Marrëveshje për meremetimin e 18 shtëpive në Klinë
-
Kandidati i AAK-së në Klinë ankohet për mosmbështetje nga Qeveria
-
Synohet transformimi i dy lagjeve të banuara me romë, ashkali e egjiptianë
-
Aliu: Nga banimi social do të përfitojnë familjet me kushte jo të mira ekonomike