Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shkak të punimeve në rrugë disa segmente pritet të kenë pengesa në qarkullim

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, njoftoi se në kuadër të përmbushjes së misionit të saj për të sjellë infrastrukturë rrugore cilësore, është duke shfrytëzuar maksimalisht sezonin ndërtimor.

Si rrjedhojë, thuhet se po punohet në të gjitha qytetet e Kosovës, transmeton kp. 

MIT njofton se për pasojë në disa vende, qytetarët mund të hasin në pengesa gjatë qarkullimit, prandaj kërkon mirëkuptim për çdo vështirësi në komunikacion dhe vonesa të shkaktuara.

Disa nga projektet, në të cilat punimet mund të pengojnë lëvizjen e lirë të automjeteve janë

Asfaltimi i rrugës R107 Gjakovë – Deçan

Edhe Ndërpritet qarkullimi i automjeteve në rrugën Gjakovë – Klinë Arbëri Ndërpritet qarkullimi i automjeteve në rrugën Gjakovë – Klinë

Zgjerimi i rrugës nacionale N9 Dollc – Gjakovë

Rehabilitimi i rrugës Prizren – Xërxë

Rehabilitimi i rrugës Rahovec – Suharekë

Zgjerimi i rrugës nacionale N 25.3 Gjilan (segmenti Livoç – Gjilan)

Asfaltimi i rrugës në fshatin Cërnicë – Gjilan

Zgjerimi i rrugës në fshatin Përlepnicë

Edhe Shkaku i minimit do të ketë ndërprerje të qarkullimit në rrugën Klinë - Prishtinë Arbëri Shkaku i minimit do të ketë ndërprerje të qarkullimit në rrugën Klinë - Prishtinë

Zgjerimi i rrugës regjionale R102 Komoran – Skënderaj

“Jemi të përkushtuar që punimet të kryhen sipas planit dinamik të paraparë, me qëllim të lëshimit në qarkullim sa më të shpejtë të investimeve të MIT”, thuhet në njoftim.