Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shkak të motit të lig nesër nuk mbahet mësim

Këshilltari i ministrit të Arsimit, Valmir Gashi, ka thënë për Kohën Ditore se nesër [e mërkurë] nuk do të mbahet mësim në shkolla fillore dhe të mesme për shkak të motit të ligë.

MASHT-i këtë vendim e ka marrë më herët gjatë ditës dhe nesër do të dalë me një vendim tjetër nëse përmirësohet moti.

“Nesër nuk do të mbahet mësim në shkollat fillore dhe të mesme për shkak te motit të ligë. Ky vendim është marrë pak më herët”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, nesër do te shohin a do të ketë ngritje të temperaturave nëse nuk ka do të dalin pasdite me një vendim tjetër.

Artikuj të ngjashëm