Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shkak të borës së madhe, mbyllen 280 shkolla në Shqipëri

bore

Foto: Ilustrim

Mbi 280 shkolla janë mbyllur në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të përkeqësimit të motit.

Meteorologët thonë se, nga mesnata deri në të gdhirë të ditës së sotme, në zonat e thella malore ka rënë gjysmë metri borë. Sipas sinoptikanëve, moti do të vijë drejt përmirësimit në gjysmën e dytë të muajit janar.

Shkollat ku është pezulluar mësimi janë nga Tropoja e Dibra, deri në Gjirokastër, Korçë e Pogradec. Ndërsa në rajonin qendror, si Elbasan, Tiranë, Lushnje e Fier, mësimi zhvillohet normalisht ose me orë të shkurtuara.

Sipas Ministrisë së Arsimit, në shkollat e mbyllura, zëvendësimi i orëve do të bëhet në ditët në vazhdim. Meteorologët, ndërkohë, bëjnë këtë parashikim.

“Pritet që deri në fundjavë ne të marrim një sasi të konsiderueshme reshjesh dëbore, duke arritur deri në një metër në zonat e thella malore, ndërsa bregdeti do të ketë reshje shiu. Në fundjavë do të ketë ndërprerje të reshjeve, por rënie temperaturash në -8 apo -9 gradë”, tha Adiola Bani.

Edhe Reshje të mëdha bore në Shqipëri, disa shkolla do vijojnë mësimin online Arbëri Reshje të mëdha bore në Shqipëri, disa shkolla do vijojnë mësimin online

Meteorologia thotë se reshjet janë gjeneruar si pasojë e një sistemi të dendur vranësirash që kanë përfshirë vendin tonë.

“Në gjysmën e dytë të janarit temperaturat do të vijnë drejt rritjes”, tha meteorologia Bani.