Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për një javë u trajtuan 1.163 fëmijë në Klinikën e Pediatrisë

Klinika e Pediatrisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës ka njoftuar se është mbingarkuar me fëmijë që po kërkojnë trajtim ambulantor dhe spitalor.

Sipas raportit javor të kësaj klinike, për 1 javë janë trajtuar 1163 fëmijë. Nga numri i përgjithshëm i rasteve, 785 kanë qenë vizita më kuadër të Emergjencës Pediatrike, kurse 378 vizita në Ambulancat specialistike.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Brenda javës për trajtim spitalor janë pranuar 206 fëmijë. Gjatë muajit korrik, klinika ka trajtuar 3712 raste, përfshirë 2409 vizita në Emergjencën Pediatrike, 1303 vizita në ambulancat specialistike”, thuhet në njoftim.