Në versionin e fundit të tekstit të Strategjisë që do të miratohet nga Kolegji i Komisionerëve data e mundshme e anëtarësimit deri në vitin 2025 do të përmendet vetëm për Malin e Zi dhe Serbinë.
Për Shqipërinë dhe Maqedoninë, pa përmendur afate kohore, do të thuhet se Komisioni është i gatshëm të përgatisë rekomandimin për nisjen e negociatave, shkruan sot Koha Ditore.
Për Bosnjë-Hercegovinën do të përmendet mundësia e statusit të kandidatit.
Por për Kosovën nuk do të përmenden hapa formalë në zgjerim, për shkak të rrethanave të njohura të mosnjohjes nga pesë shtetet e BE-së, por vetëm “rast për progres në zbatimin e MSA-së” dhe “avancim në rrugën evropiane kur të mundësojnë rrethanat objektive”. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
-
Strategjia e mosperspektivës
-
Kosova në gjendje të pafavorshme në agjendën e zgjerimit të BE-së
-
BE-ja synon arritjen e “marrëveshjes ligjërisht obliguese” Kosovë-Serbi deri më 2019-n
-
Nesër, ekskluzive në “Koha Ditore”: Strategjia e re e BE-së për zgjerimin në Ballkan
- Shqipëria e ka rrugën e gjatë, e Kosova të mbyllur drejt BE-së