Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për herë të tretë varrezat e Vragolisë i kaplon zjarri, askush s’po e di pse

Një hektar tokë, e destinuar për varrezat e fshatit Vragoli të Komunës së Fushë Kosovës pasditen e së enjtes, është kapluar nga zjarri.

Banorët thonë se kjo është e hera e tretë që po ndodh dhe asnjëherë nuk është identifikuar as personi e as arsyeja pse po digjen varrezat, raporton KTV.

Komuna nuk ka kurrfarë informacioni për këtë zjarr. E Policia e Kosovës nëpërmjet një përgjigjeje me shkrim, bën të ditur se ende nuk ka informacione konkrete rreth këtij rasti.

Ndërkohë shumë afër varrezave gjenden shtëpi, por edhe xhamia e fshatit, dhe sipas banorëve, nga papërgjegjësia e dikujt kanë qenë të rrezikuar banorët e 300 shtëpive të fshatit Vragoli.

Artikuj të ngjashëm