Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Zjarr fare pranë ish-kazermave të FSK-së në Vranidoll

Foto: Koha

Në fshatin Vranidoll të Prishtinës, fare pranë ish-kazermave të FSK-së, ka dy ditë që po digjen malet.

Sipas dëshmitarëve, banorë të zonës që kanë dërguar në adresë të portalit Koha.net, thonë se për malin Kulinë, askush nuk po interesohet.

“Askush nuk po merret me shuarjen e zjarrit, tash dy ditë”, ka thënë ky burim në kushte anonimiteti.

Kosova po përballet këto ditë me shumë vatra zjarri që kanë kapluar fusha e male gjithandej.

Policia e Kosovës, institucione të tjera por edhe organizata që merren me mjedisin kanë bërë thirrje që të mos ndizen fushat kinse për t’i lëvruar më lehtë.

{gallery}