387 familje në nevojë kanë marrë pako ushqimore dhe veshmbathje për festat e fundvitit.
Kjo si rezultat i një aksioni humanitar që nisi dy javë më parë me iniciativën e Vanesa Sadriut nga Klubi RinON në komunën e Ferizajt.
Sadriu ka thënë për KosovaPress se qëllimi i aksionit ka qenë solidarizimi me familjet në nevojë, teksa tregoi se plot familje pranuan ndihmat me lot në sy.
“Qëllimi i këtij aktiviteti ka qenë që të bashkëndjejmë me qytetarët e tjerë, me familjet në nevojë të cilat nuk i kanë kushtet për t’i festuar festat e fundvitit”, ka thënë Sadriu.
Ajo po ashtu ka treguar se ky aksion ka gjetur përkrahje nga donatorë dhe qytetarë të shumtë, me ndihmën e të cilëve arritën që për dy javë të grumbullojnë ushqime e veshmbathje.
Edhe
150 familje të Prizrenit përkrahen me pako ushqimore e mbulesa dimërore
“Aksioni ka filluar që dy javë, për dy javë rresht kemi punuar ditë e natë dhe kemi arritur që të sigurojmë ushqim për 387 familje, dhurata, e po ashtu veshmbathje. Aksioni është nisur nga unë në kuadër të klubit RinON, po gjithmonë kemi pasur edhe mbështetje nga agjensionet e patundshmërive këtu në Ferizaj”, ka thënë Sadriu për KosovaPress.
Përndryshe, familjet përfituese të këtij aktiviteti janë kryesisht nga fshatrat e Ferizajt, Kaçanikut, Klinës e Vitisë.
-
Ferizajasi që nga sëmundja me kancer e babait, u angazhua të ndihmojë mijëra njerëz
-
Mbi 18 mijë pako ushqimore për familjet në nevojë
-
Përmes ëmbëlsirave të rinjtë vullnetarë në Ferizaj u ndihmojnë personave në nevojë
-
GALERIA Shopping Mall dhe BEREQETI ndajnë gëzimin e Fitër Bajramit me mbi 100 familje në komunën e Prizrenit