Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, deklaroi se Projektligji për efiçiencë të energjisë, i hartuar duke marrë për bazë standardet e BE-së në fushën e efiçiencës së energjisë, sjell një numër të konsiderueshëm të risive krahasuar me legjislacionin që ka qenë në fuqi deri më tani.
Ai këto komente i bëri gjatë paraqitjes së ekspozesë për këtë projektligj para Komisionit Parlamentar për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal.
Ministri Lluka tha se Projektligji vendos synimet e vendit tonë në përputhje me kërkesat e BE-së sa i përket efiçiencës së energjisë dhe përcakton strukturën dhe përmbajtjen e Planit kombëtar të veprimit për efiçiencën e energjisë dhe planeve komunale të veprimit për efiçiencën e energjisë, si dokumente kryesore strategjike, politikave dhe objektivave tjera nacionale.
Ai nënvizoi se ky projektligj themelon Fondin e Kosovës për efiçiencën e energjisë, i cili do të ndihmojë në arritjen e caqeve në fushën e efiçiencës së energjisë. Ky fond do të investojë në projekte të efiçiencës, kryesisht në sektorin publik, dhe synohet që investimet të kthehen përmes kursimit të energjisë.
Sipas ministrit Luka, Kosova do të përfitojë rreth 10 milionë euro nga Komisioni Evropian në formë granti me hyrjen në fuqi të këtij ligji, të cilat do të implementohen nga Fondi për Efiçiencën e Energjisë, ndërsa pjesë e rëndësishme e financimit të projekteve do të jetë edhe Banka Botërore me kontribut fillestar prej rreth 5 milionë dollarë.
-
Me Ligjin për efiçiencë të energjisë Kosova përfiton rreth 10 milionë euro nga KE
-
Qeveria miraton projektligjin për energjinë
-
Qeveria miraton disa projektligje, përfshirë atë për Energjinë
-
Qeveria ndan 10 milionë euro për efiçiencë të energjisë
-
Qeveria ndan edhe 10 mln euro për zbatim të masave të efiçiencës së energjisë