Në kuadër të Ditës Botërore të Kancerit të Gjirit, Qendra Rinore SHL-Kosova-Rahovec në bashkëpunim dhe me mbështetjen e Drejtorisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale organizuan ligjëratë vetëdijesuese me gratë dhe vajzat e komunës së Rahoveci, transmeton Koha.net.
Përmes një komunikate për media bëhet e ditur se ngjarja e fundit u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.
“Ngjarja ka pasur për qëllim sensibilizimin e femrave për mbrojtje dhe parandalimin e kancerit të gjirit, ku nëpërmjet kësaj femrat nxorën informata shumë të rëndësishme, duke marrë kështu edhe përgjigjet e nevojshme për pyetjet e parashtruara. Gjithashtu të pranishmit rekomanduan organizime të këtilla edhe në të ardhmen”, thuhet në komunikatë.
Më tutje thuhet se të ftuara në panel ishin: Dr. Vildane Qmega, specialiste e Onkologjisë, Dr. Luljeta Kadiri, specialiste e mjekësisë familjare dhe Sahare Pallqa, specializante në gjinekologji.
-
Aktivitet simbolik me biçikleta në Prizren për vetëdijesim mbi kancerin
-
Gjilani me ligjërata dhe marsh sensibilizues shënon muajin e ndërgjegjësimit për kancerin e gjirit
-
Obiliqi i bashkohet fushatës vetëdijesuese kundër kancerit të gjirit
-
IPKO bashkon komunitetin: Kujdesi ndaj shëndetit fillon me ndërgjegjësim
-
Marshohet për ndërgjegjësimin për kancer të gjirit