Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për dhjetë muaj 463 burra ishin viktima të dhunës në familje

Nga janari e deri në tetor të vitit të kaluar, në Policinë e Kosovës janë raportuar 1.988 raste të dhunës në familje.

Nga këto të dhëna 1.062 viktima kanë qenë gra përderisa 463 ishin burra, kanë bërë të ditur nga Policia e Kosovës në një përgjigje me shkrim për Ekonomia Online.

Më tej aty thuhet se rastet e dhunës në familje në secilin stacion policor trajtohen nga zyrtarë policorë që kanë kryer trajnime shtesë për raste të tilla, por rastet e tilla gjithashtu trajtohen në bashkëpunim të ngushtë me Qendrat për Punë Sociale, Mbrojtësit e Viktimave dhe natyrisht me organet e drejtësisë.

Policia e Kosovës, thotë se në vazhdimësi ka bashkëpunuar me institucionet relevante për të parandaluar dhe nëse ndodhin për t’i trajtuar rastet e dhunës në familje.

Në përgjigje sqarohet se Policia ka përdorë forma të ndryshme për të arritur këtë qëllim, si: fushatat, shpërndarja e fletë-palosjeve më porosi konkrete, ligjërata në shkolla etj.

Përderisa neuropsikiatri Sami Rexhepi, thotë se dhuna po vjen për shkak të mungesës së durimit dhe mirëkuptimit ndërmjet të dy gjinive, por edhe për shkak të gjendjes socio-ekonomike në vend.

Edhe Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra LAJMET E MBRËMJES Mbi 2 mijë e 800 viktima të dhunës në familje gjatë 2025-s, 75% gra

“Shëndeti mendor nuk shikohet në një aspekt shumë të ngushtë. Shëndeti mendor ka shumë faktorë. Shëndeti fizikë, gjendja e mirëqenies socio-ekonomike, gjendja e shëndetit mendor të vet individit. Të gjitha këto e bëjnë një tersi. Gratë janë emocionalisht më të ndjeshme dhe më lehtë i manifestojnë. Burrat duan me treguar atë burrërinë e vet e me u përmbajt. Sa më gjatë përmbahet ai ankth akumulohet dhe mandej shpërthen shumë me pasoja më të mëdha se tek gratë”, tha Rexhepi, teksa shtoi se dhuna po lë pasoja tek gjeneratat e reja dhe fëmijët.

Madje ai e konsideron se në Qendrat e Mjekësive Familjare duhet të angazhohen psikologë për të gjitha kategoritë në mënyrë që të parandalohet dhuna, raporton EO.

“QKMF-të është dashur me angazhuar një numër më të madh të psikologëve të cilët do të punonin në këshillimin e popullatës të moshës shkollore, parashkollore por edhe të rritur. Humbja e durimit po manifestohet edhe me konflikte shumë të mëdha. Nuk janë konflikte vetëm dhuna e burrave ndaj grave. Është e theksuar mjaft edhe dhuna e grave ndaj burrave, edhe ndaj fëmijëve, ndaj pleqve, gjitha këto janë dhuna. Nuk duhet gjithmonë me qenë dhuna fizike për me pas një pasojë, për shkak se dhuna psikologjike është edhe më e rëndë dhe zgjatë. Dhuna është dhunë, si ndaj grave si ndaj burrave. Shpesh herë kufiri i perceptimit cenon një të drejtë. Dhuna në përgjithësi është pasojë e mungesës së mënyrës së mirëkuptimit”./EO