Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për 8 vjet, Posta pësoi 20 milionë euro humbje operacionale

Për 8 vjet me radhë Posta e Kosovës kishte pasur një humbje operacionale prej rreth 20 milion euro .

E këto humbje sipas një raport të auditimit të Zyrës Kombëtarë të Auditimit për vitin 2020 vënë në dyshim aftësinë e kompanisë për të vazhduar më tutje.

”Humbjet operacionale të konsiderueshme në vazhdimësi, që për tetë vite me radhë totali kishte arritur në 20,815,411€, që mund të hedhin dyshime të rëndësishme mbi aftësinë e Kompanisë për të vazhduar në vijimësi” thuhet në raportin e ZKA-së.

Ky raport i auditimit thotë gjithashtu se ‘humbje e mundshme e klientit kryesor të Kompanisë dhe një tregu të rëndësishëm, (rreth 53% të hyrave ishin nga ky klient dhe borxhi i pa inkasuar prej tij kishte arritur në 1,897,000 Euro), për të cilin ekzistojnë pasiguri materiale që mund të hedhin dyshime të konsiderueshme në aftësinë e tij për të realizuar pasuritë e saj dhe të kryejë detyrimet e saj në rrjedhën normale të biznesit’.

Ky auditim gjithashtu thotë se 9 prona të Postës vazhdojnë të jenë të uzurpuara nga operatori publik postar i Serbisë, prona mbi të cilat Posta e Kosovës nuk ka kontrolle.

“Sipas Raportit nga Vlerësuesi i Pavarur dhe informatave të ofruara nga zyrtarët e PK-së, nëntë prona me vlerë neto në libra prej 199,600€, janë të uzurpuara nga operatori publik postar i Serbisë, mbi të cilat Posta e Kosovës sh.a., nuk ka kontrollë dhe nuk realizon përfitime ekonomike nga këto prona. Kompania këto prona i kishte të regjistruara në sistemin e kontabilitetit si joaktive për të cilat nuk kishte aplikuar shpenzimet e zhvlerësimit për vitin 2020, mirëpo kishte shkaktuar mbivlerësim të vlerës neto në libra të pasurive fikse për shumën prej 199,600€” thuhet në raportin e Auditimit.

Gjatë 2020 Posta e Kosovës, sipas këtij auditimit kishte realizuar të hyra në vlerë prej 11,724,170 euro.

Edhe Posta nuk e inkason borxhin prej 1.9 milionë eurosh nga një klient i saj Arbëri Posta nuk e inkason borxhin prej 1.9 milionë eurosh nga një klient i saj

“Këto kanë të bëjnë me të hyrat nga shërbimet postare, të hyrat nga shërbimi i pagesave, të hyrat nga qiraja dhe të hyrat tjera” thuhet në këtë raport.

Por në disa prej mostrave të testuara nga auditori është gjetur se kishte pasur mbivlerësim të llogarive të arkëtueshme.

“Të arkëtueshmet nga Telekomi i Kosovës sh.a., Kompania i kishte prezantuar në Pasqyra financiare në shumën 2,302,904€, ndërsa në letër-konfirmim Telekomi i Kosovës sh.a., ka konfirmuar si llogari të pagueshme 1,889,442€. Për këtë diferencë në shumën prej 413,462€ ishin mbivlerësuar llogaritë e arkëtueshme. Zyra e Financave të bëjë harmonizimet me klientët, si dhe të bëhen korrigjimet e shumës së prezantuar të llogarive të arkëtueshme në pasqyrat financiare dhe në regjistrin e llogarive të arkëtueshme. Pas komunikimit të çështjes, janë ndërmarrë veprimet korrigjuese gjatë kryerjes së auditimit” thuhet në këtë raport.