Auditorja e Përgjithshme, Vlora Spanca, ka thënë se nga auditimi i kryer në Telekomin e Kosovës, ka rezultuar humbje prej 10.8 milionë eurosh për vitin e shkuar, ndërsa nga ai në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), humbjet nga keqmenaxhimi janë 800 mijë euro.
Në konferencën për media të martën, Spanca prezantoi çështjet kryesore të paraqitura në raportet e auditimit të rregullsisë dhe performancës dhe parregullsitë kryesore, të cilat ZKA-ja i ka identifikuar përmes auditimeve të kryera për vitin 2021.
Ajo tha se “Termokosi”, ka arritur të realizojë fitim 1.9 milionë euro.
“Pjesën më të madhe të humbjeve e kishte Telekomi i Kosovës në shumën prej 10.8 milionë euro kurse fitim kishte realizuar ‘Termokosi’, 1.9 milionë euro. Në auditimin e performancës në RTK, është vërejtur se kontrolli i dobët i ka kushtuar RTK-së 800 mijë euro nga kenxhmenaxhimi për tre vjet”, tha ajo. /EO
-
Auditori fton Prokurorinë, merret me 67 raste keqpërdorimi në institucione
-
Telekomi i Kosovës raporton fitim neto 5.9 milionë për periudhën janar-nëntor
-
Spanca: 800 mijë euro i kanë kushtuar buxhetit 129 punonjësit serbë pa shkuar fare në punë
-
Spanca: Rreth 800 mijë euro humbje nga dështimi i AKP-së që të ruajë vlerën e pronave me qira
-
ZKA-ja dërgoi 77 raste në Prokurori, Spanca: Ndërmarrjet Publike ishin nën llupën e Auditorit