Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pence në Podgoricë: SHBA –ja mbetet partner në Ballkanin Perëndimor

Nënkryetari i SHBA-së Mike Pence sot në Podgoricë ka deklaruar se Washingtoni mbetet partner i Ballkanit Perëndimor dhe se do të përkrahë në veçanti Marrëveshjen e Daytonit dhe dialogun e Beogradit e Prishtinës, transmeton Koha.net.

Pence duke folur në samitit e Kartës Amerikano – Adriatike (A5) në Podgoricë ka thënë se SHBA-ja dëshiron të mbetet partner në mënyrë që Ballkani të forcojë shoqërinë demokratike dhe lirinë e shtypit duke shtuar se ato janë bazë e prosperitetit, përcjell Al Jazeera.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ai po ashtu ka theksuar se SHBA-ja do të vazhdojë të promovojë marrëdhëniet e forcave të armatosura amerikane me forcat e rajonit me qëllim të profesionalizimit të ushtrive në rajon.

“SHBA do të jetë partner në mënyrë që pakësohet varësia e Ballkanit nga pajisjet ushtarake ruse”, ka nënvizuar Pence.

“Rusia po vazhdon së përpjekuri që me forcë të ndryshojë kufijtë ndërkombëtarë. Në Ballkanin Perëndimor ajo është përpjekur të destabilizojë rajonin, t’i përçajë demokracitë dhe juve”, ka thënë Pence.

“Ballkani Perëndimor ka të drejtë që vetë të vendosë për të ardhmen e vet”, ka thënë ndër të tjera ai.