Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pëlcet një gyp afër Kuvendit të Kosovës, pa ujë një pjesë e rrugës “Bajram Bahtiri”

Pas raportimit të Koha.net se një gyp i ujit ka pëlcitur në afërsi të Kuvendit të Kosovës, ekipet e ujësjellësit kanë dalë në vendin e ngjarjes për të intervenuar derisa kanë njoftuar se sanimi i defektit pritet të ndodhë shumë shpejtë.

Sipas njoftimit, gypi i dëmtuar ishte i materialit Gizë me diametër DN 100mm dhe deri të pëlcitja ka ardhur si pasojë e vjetërsisë së tubacionit.

Pa ujë të pijshëm janë një pjesë e vogël e rrugës "Bajram Bahtiri" në Prishtinë.

Lexoni edhe: Shpërthen gypi i ujësjellësit, vërshohet një pjesë e Sheshit afër Kuvendit