Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shpërthen gypi i ujësjellësit, vërshohet një pjesë e Sheshit afër Kuvendit

Një gyp i ujësjellësit ka shpërthyer në Sheshin afër Kuvendit të Kosovës. Uji ka vërshuar një pjesë të Sheshit deri te afër Bulevardit “Agim Ramadani”, transmeton Koha.net .

Shpërthimi duket se i ka gëzuar pëllumbat që kanë “pushtuar” këtë kënd vërshimi.

Askush nga kompetentet e ujësjellësit deri më tash nuk ka dalë te vendi i shpërthimit dhe ende nuk është dhënë ndonjë shpjegim për shkaqet e këtij defekti.

Fotot janë bërë nga fotoreporteri i “Kohës Ditore”, Driton Paçarada.

{gallery}