Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pëlcet gypi i ujësjellësit, banorët e rrugës “Tirana” në Prishtinë mbesin pa ujë

Foto: Driton Paçarada / Koha / ilustrim

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton konsumatorët e rrugës “Tirana” në Prishtinë se tash për tash iu është ndërprerë furnizimi me ujë të pijshëm.

Kjo si pasojë e pëlcitjes së gypit të ujit me diametër fi 200 mm gjatë ditës së sotme në orën 12.30.

“Ekipet e mirëmbajtjes së rrjetit të ujësjellësit janë në vendin e ngjarjes dhe po punojnë në sanimin e defektit”, thotë KRU “Prishtina”.

Ndërprerjet e tilla për shkak të punimeve teknike, sipas kompanisë, janë punime dhe ndërprerje uji të paplanifikuara, ndërsa kërkojnë mirëkuptimin e banorëve.