Drejtoria e Arsimit e Pejës ka përfunduar planifikimin për regjistrim në klasat e dhjeta në 6 shkolla të mesme.
Sipas zyrtarëve të Arsimit, të dhënat e planifikuara janë dërguar në Ministrinë e Arsimit dhe tashti janë në pritje të verifikimit dhe miratimit të numrit të planifikuar.
Në bazë të listave të planifikimit, sivjet janë paraparë të pranohen 63 nxënës më shumë se vjet. Krahasuar me vitin 2016 janë 174 nxënës më pak.
Shqipe Gjuka, zyrtare në Drejtorinë e Arsimit për shkolla të mesme të larta, thotë se për vitin e ri shkollor janë planifikuar të pranohen në klasat e dhjeta 2 mijë e 75 nxënës.
Prej tyre 1 mijë e 543 nxënës në pesë shkollat e mesme profesionale me 55 profile, ndërsa të tjerët në gjimnazin “Bedri Pejani”. Në këtë numër të përgjithshëm është i përfshirë edhe numri prej 206 nxënësve që planifikohen të pranohen në gjuhën boshnjake në këto shkolla.
Konkretisht në gjimnaz sivjet është planifikuar të pranohen 34 nxënës më pak së vitin e kaluar... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Sivjet 89 nxënës më pak për regjistrim në klasat e dhjeta në Pejë
-
Semimaturantët e Pejës motivohen të regjistrojnë zanate
-
Bie ndjeshëm interesimi për shkollën ekonomike në Pejë
-
Peja u bën vend edhe nxënësve të rajonit për t’u regjistruar në shkollat profesionale
-
Në Podujevë regjistrohen mbi 1 mijë nxënës në klasën e parë