Komuna e Pejës ka njoftuar se ka ndaluar frekuentimin në të gjitha parqet, bazuar në vendimin e Qeverisë së Kosovës, si masë për luftimin e COVID-19.
Përmes një postimi në faqen zyrtare, komuna ka bërë thirrje që të mos niset askush për Grykën e Rugovës, as në ecje në këmbë e as me automjete, sepse do të kthehen prapa nga Policia e Kosovës, përveç nëse e vërtetojnë se janë banorë autokton.
“Ju bëjmë thirrje që mos të niseni për Grykën e Rugovës as në ecje në këmbë e as me automjete sepse Policia e Kosovës ju kthen mbrapa! Vetëm banorët autoktonë të Rugovës të cilët e dëshmojnë se janë banorë mund të kalojnë”, njofton komuna.
Artikuj të ngjashëm
-
Qarkullimi i automjeteve s’ndalet në Rugovë, e as në qendër të qytetit të Pejës
-
Në Gjakovë, Policia shpërndau qytetarët e mbledhur në Shkugëz
-
Komuna e Pejës: Dalja e qytetarëve në Rugovë për piknik, sjellje e gabuar
-
Protesta kundër laurës në Rugovë
-
Qytetarët e Rugovës protestojnë kundër vendimit që ndalon ndërtimin në park