Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Connell, kanë nënshkruar të enjten një memorandum të mirëkuptimit për transparencë, konkretisht për formën e rekrutimit të Bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Stacioni i Autobusëve” në Pejë, shkruan sot Koha Ditore.
“Sot nënshkruam me ambasadorin një marrëveshje të bashkëpunimit për rekrutimin e stafit për ndërmarrjen publike ‘Stacioni i Autobusëve’. Besoj që ditët në vijim do të kryhet rekrutimi i anëtarëve të Bordit të drejtorëve të kësaj ndërmarrjeje”, u shpreh kreu i kësaj komune, pas nënshkrimit të këtij memorandumi.
Nënshkrimit të këtij memorandumi i ka paraprirë kërkesa e Komunës së Pejës drejtuar kësaj ambasade për ta ndihmuar në këtë proces, më qëllim që të ndërrohet mënyra dhe kultura e rekrutimit të anëtarëve të Bordit të drejtorëve. (Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
-
OShP dhe Ambasada britanike me memorandum për ngritje të transparencës publike
-
LDK e PDK në Pejë i ndanë bordet ndër vete
-
Britania asiston Komunën e Prishtinës në procesin e rekrutimit të kuadrove
-
Britania e Kosova me memorandum për dekorruptimin e politikës kadrovike
-
Pas suksesit të pjesshëm, britanikët vazhdojnë misionin për “çrrënjosje të nepotizmit”