Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë do t’i asistojë Komunës së Prishtinës në procesin e përzgjedhjes së stafit nëpër poste të larta. Kjo pasi për këtë çështje sot është nënshkruar Memorandumi i Bashkëpunimit në mes të ambasadorit Ruairi O’Connell dhe kryetarit Shpend Ahmeti.
Me këtë rast, Ahmeti tha se ky memorandum u shërben atyre që të sigurohen se do të zgjidhen personat më në mirë nëpër pozitat e larta, siç janë bordet e ndërmarrjeve publike.
“Kjo është mundësi që të tregojmë transparencën dhe të sigurohemi edhe ne se po e bëjmë më të mirën. Bordet e ndërmarrjeve janë me rëndësi për partitë dhe ka presion këtë nuk mund ta mohojmë. Kjo është lehtësim për ne. Janë pozita që po vijnë në këtë fazë për komunën dhe janë të rëndësisë së lartë. Po flasim për ndërmarrjet, duke filluar nga NPB-ja në katër pozita në bord, për parkingjet, pallatin e rinisë”.
Ahmeti ka paralajmëruar se do të shpallet konkurs për emerimin e anëtarëve të bordit në ndërmarrjen “Prishtina Parking”, pak ditë pasi është shmangur ky konkurs dhe anëtarët e bordit janë zgjedhur me mënyrën e emërimit.
“Patjetër po. S’kemi pasur persona që kanë përmbushur kriteret. Ne shpallim edhe konkursin për përzgjedhje dhe do ta bëjmë në bashkëpunim me ambasadën”.
Ambasadori O’Connell u shpreh se i kanë hyrë punës në këtë çështje duke ditur se problemi kryesor në Qeverinë e Kosovës është nepotizmi.
Edhe
Përfshirja e ndërkombëtarëve, e pamjaftueshme në depolitizimin e arsimit
Ai ka vlerësuar se ky projekt mund të rezultojë i suksesshëm vetëm nëse arrihet të ndryshohet kultura për punësimin e njerëzve pa merita dhe në bazë partiake dhe familjare. “Ai qe punon në sektorin publik duhet të jetë i pavarur dhe i aftë. Projekti deri tash përfshin disa pozita. Por kjo mund të jetë vetëm një pengesë e vogël. Mund te kemi sukses vetëm kur ndryshohet kultura e punësimit të njerëzve në baza partiake, familjare”.
Ambasada britanike ka nënshkruar disa memorandume të tilla me institucionet qendrore, ndërsa Prishtina është komuna e parë me të cilën nënshkruhet ky memorandum.
-
Prishtina kërkon ekspertë të jashtëm për të përzgjedhur drejtorët e shkollave dhe çerdheve
-
Dëshpërimi i britanikëve me institucionet kosovare në lidhje me procesin e rekrutimeve
-
Abbott: Institucionet e Kosovës kanë nevojë për rekrutim profesional
-
Kuvendi dhe Ambasada Britanike me Memorandum për emërime profesionale