Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Peci: 33 përfaqësues të strukturave të LDK-së në Mitrovicë i bashkohen Osmanit

Faton Peci, këshilltar i ushtrueses së detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, ka njoftuar se sot 33 përfaqësues së strukturave të LDK-së në Mitrovicë i janë bashkuar iniciativës së Osmanit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se bëhet fjalë për kryetarë nëndegësh, veprimtarë dhe autoritete të qytetit të Mitrovicës.

“Ndryshimi i madh vjen me Vjosa Osmanin. Brenda pak ditësh do të jemi në Mitrovicë, për t'u takuar në çdo lagje e çdo fshat. Bashkohu edhe ti për ndryshimin e madh që i duhet Kosovës. Kosovës i duhet konsistencë dhe aleancë me qytetarët. I duhet mbajtja e fjalës së dhënë, një virtyt i çmuar nga kohërat e vjetra te ne shqiptarët. Personfikim i fjalës së mbajtur dhe konsistencës është vetëm Vjosa Osmani”, ka shkruar ai.

Ndërkaq në fotografitë e postuara, bashkë me ta shihet të jetë edhe Osmani.