Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK: Qeveria ka dështuar t’ia pamundësojë Serbisë destabilizimin e rajonit

Besa Kabashi-Ramaj, koordinatore e Departamentit për Mbrojtje dhe Siguri Kombëtare në Partinë Demokratike të Kosovës, deklaroi se Qeveria Kurti ka dështuar që ta pengojë Serbinë nga destabilizimi i rajonit.

Ajo tha të enjten në “60 Minuta” të KTV-së se është shqetësues reagimi i Qeverisë ndaj qëndrimeve të Serbisë dhe ndaj situatës së sigurisë vend. Sipas Ramajt, shqetësimet e nxjerra nga Agjencia e Kosovë për Inteligjencë (AKI) duhet të merren me seriozitet.

“Në momentin kur AKI-ja raport në Kuvend, atëherë nga shqetësimet mund të nxirren pika diskutimi nga Qeveria dhe nga ky cikël më pas funksionon në përmirësimin e proceseve. Qeveria fatkeqësisht ka treguar se nuk është e gatshme t’i marrë parasysh rekomandimet që i vijnë me kompetenca për sigurinë”, tha zyrtarja e PDK-së.

Ajo shtoi se injorimi i rekomandimeve për trajtimin e sigurisë kombëtare është shqetësues, e Qeveria sipas Ramajt, do të duhej t’i përditësonte strategjitë e sigurisë.

“Kapacitetet e mbrojtjes në botë janë shumë efikase dhe realizohen në vendet ku mblidhen informatat dhe analizohen në kohë digjitale. Duhet të digjitalizohen të gjitha institucionet pasi aty mund të mblidhen informatat në kohë reale. Është vështirë të qëndrosh në trend me metodat më moderne të mbrojtjes...Qeveria s’ka strategji për shtim të kapaciteteve për mbrojtje. Kosova ka edhe sfida të tjera të sigurisë. Me këtë Qeveri mund të presim që të vazhdojë të reagojë sipas rasteve”, tha tutje ajo.

Edhe Kabashi e PDK-së: Qeveria Kurti përdori gjuhë agresive ndaj aleatëve Arbëri Kabashi e PDK-së: Qeveria Kurti përdori gjuhë agresive ndaj aleatëve

Koordinatorja e partisë opozitare tha se kohëve të fundit, kërcënimet ndaj Kosovës janë shtuar, por ato siç tha ajo, s’kanë ardhur vetëm nga Serbia.

“Disa kërcënime janë zvogëluar e disa janë rritur për Kosovën. Shumica e fokusit i vihet çështjes së Serbisë, por kemi edhe sfida dhe kërcënime të tjera. Lufta hibride, sulmet kibernetike, fatkeqësitë natyrore, e të tjera”, shtoi Ramaj.