Anëtarja e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Besa Kabashi-Ramaj, ka thënë se draft-strategjia e sigurisë kombëtare, e hartuar nga Qeveria Kurti, ka mangësi serioze dhe duhet rishkruar.
Në një konferencë për media të enjten, Kabashi-Ramaj ka thënë se kjo draft-strategji ka rëndësi të jashtëzakonshme për konsolidim e sektorit të sigurisë në vend.
"Dokumentit i mungon vizioni dhe qartësia se ku do të shkojë në 10 vitet e ardhshme. Dokumenti tregon shenja të qarta të mungesës së memories institucionale dhe informacionit të përditësuar, gjë që nënkupton mungesën e një qasjeje gjithëpërfshirëse të qeverisë ndaj procesit të hartimit dhe rrjedhimisht një mospërfillje të Udhëzuesit për Hartimin e Dokumenteve Strategjike", theksoi ajo.
Kabashi-Ramaj tuje u shpreh se ky dokument tregon një mungesë serioze njohurish mbi temat që mbulon, si siguria njerëzore, mungesa e të kuptuarit të sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare në terma moderne përballë një aparati kompleks kërcënimesh dhe rreziqesh.
"Qeveria Kurti, duke mos pasur program fare për sigurinë, nuk ka si të ketë përputhje me prioritete për këtë sektor. PDK-ja e sheh si obligim t'i bëjë publike vërejtjet e veta për këtë dokument strategjik dhe shpresojmë që ato të merren parasysh nga hartuesit e saj, në mënyrë që strategjia të jetë e kompletuar", ka thënë Kabashi-Ramaj.
PDK-ja ka rekomanduar që “Qeveria bashkë me Zyrën për Planifikim Strategjik dhe Sekretariatin e Këshillit të Sigurisë të rishikojnë të gjithë procesin e hartimit të këtij dokumenti; të bëjë një analizë të kujdesshme të implikimeve financiare; ta hartojë përsëri këtë strategji bazuar në informacionin e përditësuar mbi kërcënimet dhe rreziqet që mund t'i vijnë Kosovës; si dhe të krijojë një plan strategjik komunikimi”.
-
Kabashi e PDK-së: Parashohim ndërtimin e pesë regjimenteve
-
PDK: Politikat e Qeverisë Kurti rrezikojnë sigurinë kombëtare
-
PDK: Qeveria Kurti ka dështuar t’u përgjigjet në mënyrë efektive kërcënimeve serbe
-
PDK: Qeveria ka dështuar t’ia pamundësojë Serbisë destabilizimin e rajonit
-
Kabashi-Ramaj: Qeveria Kurti s’ka vizion të qartë për sigurinë