Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK njofton për mbledhjen e Këshillit Drejtues

Këshilli Drejtues i Partisë Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot takimin e vet të rregullt, ku është diskutuar rreth përgatitjeve dhe organizimit për zgjedhjet lokale që do mbahen më 22 tetor të këtij viti.

Në fjalën e tij para anëtarëve të Këshillit Drejtues, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ka theksuar se secili anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës duhet të jetë krenar me punën dhe sukseset e shtetit të Kosovës gjatë qeverisjes së PDK-së.




Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“PDK është themeli i shtetësisë sonë, forca e ndryshimit të kombit shqiptar, me rezultate të pamatshme larg nga çdo parti tjetër ekzistuese, garancë sovraniteti, stabiliteti, partneriteti, tolerance dhe zhvillimi të këtij vendi”, ka thënë kryetari Veseli, teksa ka shtuar se PDK-ja është e përgatitur dhe po vazhdon përgatitjen për zgjedhjet lokale.

Në njoftimin e PDK-së thuhet se në këtë takim, gjatë diskutimeve të anëtarëve të Këshillit Drejtues, u theksua përkushtimi i secilit anëtar të PDK-së, për angazhimin maksimal për ruajtjen dhe fuqizimin e vlerave shtetërore dhe demokratike.



“Anëtarët e Këshillit Drejtues ritheksuan bindjen e tyre të plotë për fitore në zgjedhjet lokale, duke ofruar programin në pajtim me nevojat e qytetarëve, kandidatët më të mirë për Kuvende Komunale dhe kandidatët më përfaqësues të PDK-së dhe vizionit të saj për udhëheqjen komunale:, thuhet në komunikatë për media.

Aty nuk tregohet nëse është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 11 qershorit, e as për kandidatin e PDK-së për kryetar të Kuvendit të Kosovës.