Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, në fillim të seancës së Kuvendit, kanë vendosur dy pankarta ku shkruan “Zdravo”, që në shqip do të thotë përshëndetje, në Kuvendin e Kosovës.
Kjo është bërë si reagim pas publikimit të incizimeve të bisedave të shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari – Lila me nënkryetarin e Listës Serbe, Slavko Simiq.
Hoxha: Koordinim sa më i shpejt për mocion të mosbesimit kundër Qeverisë
Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, u është drejtuar deputetëve të Vetëvendosjes në Kuvend me përshëndetje në gjuhën serbe.
Ajo ka thënë se duhet koordinim sa më i shpejt për mocion të mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.
“Zdravo juve kolegëve të Vetëvendosjes. U publikuan audio incizime të koordinimit të pushtetit të Albin Kurtit me Listën Serbe. Për çështjen e veteranëve akuzoi para Slavkos njërin nga komandantët më të shquar të UÇK-së, e fyu rëndë Uran Ismailin e shefin e grupit parlamentar. U koordinuan me Radojqiçin për marrëveshjen me energjinë…. Këto janë çfarë kemi dëgjuar, jemi në tronditje, imagjinoni çfarë janë ato që nuk i kemi dëgjuar. Ju tashmë nuk keni arsye as fytyrë për tu dalë përpara nënave gjakovare e veteranëve të UÇK-së… Sot nuk mjafton as dorëheqja as shkarkimi sepse koordinimi është me Radojçiqin, as me shqiptarët as me ndërkombëtarët. Ky vend duhet sa më parë të shkojë në zgjedhje. Duhet të koordinohemi sa më parë për mocionin e mosbesimit”, ka thënë Hoxha.
-
Deputetët s’bëhen bashkë as për rezolutën në mbrojtje të dinjitetit të viktimave të luftës
-
PDK-ja i sheh zgjedhjet e parakohshme si opsionin më real
-
Hamza pranon ftesën e Kurtit për takim
-
Hoxha: Programi i VV-së ka vetëm një fletë më shumë nga ai i kaluari
-
Ndryshimi i rendit të ditës në Kuvend sërish kundërshtohet nga opozita