Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja thërret tryezën për konsensus të partive

Radhës për organizimin e tryezave me rotacion i ka ardhur PDK-së, e cila ka ftuar partitë tjera që më 8 maj të diskutojnë për arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore të Kosovës.

Serinë e këtyre tryezave e kishte nisur LDK-ja me qëllim që të diskutohet për situatën politike dhe për mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja.

Në këtë tryezë dihet se partitë për vetëm një gjë u morën vesh: për mbajtjen e tryezave të reja, por tani, tryeza e PDK-së do të mbahet për të arritjen e konsensusit politik për agjendën shtetërore.

Në këtë tryezë që do të mbahet më 8 maj në orën 13:00, kryetari i PDK-së, Veseli, ka propozuar të diskutohet për fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi; Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe; Agjendën e Integrimeve Evropiane; Formimin e Ushtrisë së Kosovës; Reformën Zgjedhore.