Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Krejt çfarë u tha në tryezën e partive politike për dialogun me Serbinë

Kadri Veseli ka mbledhur në tryezë partitë politike në tentim të arritjes së pajtueshmërisë për temat e mëdha për vendin, raporton KTV .

Në këtë takim morën pjesë shumica e partive politike, por jo edhe Vetëvendosje dhe Lista Serbe. Kryeministri Haradinaj tha se nuk po sheh interesim për zgjedhje tek asnjë prej partive politike. Lideri i Nismës është shprehur i bindur se do të arrihet konsensus edhe për dialogun, por ka thënë se vendimi i takon Kuvendit. Pas takimit që zgjati më shumë se dy orë, kryetari i PDK-së ka shprehur besimin se konsensusi do të arrihet. Për atë që ka shfaqur siguri të plotë, ka qenë formimi i ushtrisë, që tha se do të bëhet me ndihmën e miqve ndërkombëtarë. Nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, ka thënë se janë të gatshëm t’ia bëjnë shumicën për temat e mëdha pushtetit, por me afate. Radha për të mbledhur partitë politike në tryezë i kalon Vetëvendosjes.