Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se ka shkëputur koalicionet qeverisëse me Lëvizjen Vetëvendosje në nivelin lokal. Përmes një njoftimi ka thënë se ditë më parë PDK-ja ka shkëputur koalicionin qeverisës në Komunën e Gjilanit dhe tash edhe në atë të Podujevës.
PDK ka thënë se këto vendime i ka marrë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues të partisë, “ku është vendosur që të shkëputet çdo lloj komunikimi zyrtar me kryeministrin Albin Kurtin dhe me presidenten Vjosa Osmani”.
“Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të PDK-së, të mbajtur më 3 korrik, pasi është diskutuar gjatë për situatën në vend dhe sanksionet që tashmë po i vuajnë shteti dhe qytetarët tanë, ishte dakordim i përgjithshëm se Kryeministri Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje janë duke shkatërruar çdo të arritur në Kosovë të këtyre dy dekadave dhe janë duke e dërguar vendin drejt konfrontimit me aleatët që kanë qenë mbështetësit kryesor të lirisë dhe shtetësisë së Kosovës, duke e rrezikuar të ardhmen e shtetit të Kosovës”, thuhet në njoftimin e kësaj partie.
-
PDK-ja përjashton anëtarët që bashkëpunuan me VV-në
-
Analistët ftojnë LVV-në ta shqyrtojë mundësinë për marrëveshje edhe me PDK-në
-
Çitaku për koalicionet: PDK-ja nuk i nënshtrohet LVV-së
-
Sejdiu: LDK-ja po e mohon koalicionin me PDK-në shkaku i VV-së
-
PDK: Kompromiset e Kurtit cenojnë sovranitetin, legjitimoi strukturat ilegale