Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

PDK-ja propozon Antigona Bytyqin për kryesuese të Kuvendit Komunal në Prizren

Partia Demokratike e Kosovës, dega në Prizren, ka votuar pro zgjedhjes së anëtares së kësaj partie, Antigona Bytyqi për kryesuese të Kuvendit komunal.

Bytyqi është zgjedhur nga partia që të vendoset në krye të Kuvendit Komunal pas mbledhjes së mbajtur të martën nga kryesia e kësaj dege.

Ajo është zgjedhur pasi propozimi për ta vendosur atë në krye të Kuvendit të Komunës, është përkrahur unanimisht nga të gjithë anëtarët e kryesisë dhe asamblistët e zgjedhur të PDK-së në Prizren.

Propozimi i PDK-së për ta vënë Bytyqin në krye të Asamblesë Komunale, do të adresohet në mbledhjen e së enjtes që do të mbahet në Kuvend.

Kështu është bërë e ditur nga ky subjekt politik nëpërmjet një njoftimi për media, ku më tej bëhet e ditur se Bytyqi është zgjedhur për herë të dytë anëtare e Kuvendit, teksa pjesë e PDK-së është për shumë vite.

Edhe Antigona Bytyqi zgjidhet kryesuese e Kuvendit të Prizrenit Arbëri Antigona Bytyqi zgjidhet kryesuese e Kuvendit të Prizrenit

“Antigona është e zgjedhur anëtare e kuvendit për herë të dytë, është anëtare e PDK-së dhe Gruas Demokratike për shumë vite dhe plotëson të gjitha kriteret profesionale për të qenë udhëheqëse e denjë. Ajo për shumë vite punon mësimdhënëse në arsim, ka integritet, aftësi menaxhuese dhe mbi të gjitha posedon aftësi komunikimi të nivelit të lartë”, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Edhe gjatë dy viteve të fundit, në këtë pozitë ishte një anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës. Sulltan Badalli, ishte vënë në krye të Asamblesë Komunale të Prizrenit me 17 vota kundrejt kundërkandidatit nga Lëvizja Vetëvendosje, Muharrem Elezkurtaj, që kishte marrë 16 vota.