Antigona Bytyqi nga radhët e PDK-së të enjten është zgjedhur kryesuese e Kuvendit të Prizrenit. Ajo në rundin e parë ka marrë shumicën e votave të anëtarëve të pranishëm të KK-së.
Të pranishëm në seancë gjatë procedurës për zgjedhjen e kryesuesit kanë qenë 35 anëtarë, pasi 6 nga 7 anëtarët e LDK-së kanë braktisur seancën.
Pas votimit, ka rezultuar se Bytyqi nga PDK ka marrë 21 vota, derisa kandidati i nominuar nga VV-ja, Adem Shabanaj ka marrë 11 vota, derisa 3 vota kanë qenë të pavlefshme.
Kryesuesja e re e Kuvendit të Prizrenit është zotuar se do të punojë duke respektuar ligjin dhe se do të bashkëpunojë me të gjithë kuvendarët.
-
PDK-ja propozon Antigona Bytyqin për kryesuese të Kuvendit Komunal në Prizren
-
Albulena Haxhiu rizgjidhet kryetare e Kuvendit
-
Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare, konstituohet Kuvendi
-
Totaj i bindur se do ta sigurojë shumicën për vendimmarrje në Kuvend
-
Kuvendi i Prizrenit mblidhet me 31 dhjetor për ta shqyrtuar buxhetin e vitit 2022