Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se pret nga Qeveria që të marrë obligimet e detyrat që i takojnë, për të mundësuar konsolidimin e institucioneve në katër komunat në veri të Kosovës.
PDK-ja ka fituar zgjedhjet në Zveçan e Zubin-Potok. Ndërsa në Mitrovicë të Veriut e Leposaviq fituan kandidatët e VV-së.
“Përtej kësaj, e rëndësishme është që procesi i sotëm ishte i rregullt dhe i qetë. Megjithatë, mbetet shumë shqetësues fakti që situata në pjesën veriore ka degraduar, gjë që u pa edhe nga pjesëmarrja e ulët e qytetarëve në zgjedhje. Tani presim nga Qeveria që të marrë obligimet dhe detyrat që i takojnë - për të zbatuar vullnetin qytetar dhe për të mundësuar konsolidimin e institucioneve në katër komunat e veriut. PDK mbetet e përkushtuar dhe e vendosur për të ofruar qeverisje gjithëpërfshirëse për të gjithë qytetarët, pa dallim. Ky ka qenë zotimi ynë - ky është edhe misioni ynë. Bashkë për Kosovën!” – ka shkruar Krasniqi në Facebook.
-
Krasniqi në veri: Aty ku është PDK-ja, ka gjithmonë shpresë, besim e forcë
-
Krasniqi i kërkon Qeverisë të krijojë kushte për mbarëvajtjen e zgjedhjeve në veri
-
Krasniqi: Konstituimi i kuvendeve komunale u zhvillua në përputhje me Kushtetutën
-
Krasniqi: Tahiri, i vetëm përballë aparatit shtetëror, bëri një garë të fortë e dinjitoze
-
PDK-ja mbyll fushatën, gjashtë kandidatët në garë zotohen për ndryshim