Me votimin e mocionit të mosbesimit PDK-ja e ka pranuar zyrtarisht se ministrat e saj në “Qeverinë Mustafa” kanë dështuar, ka vlerësuar analisti Artan Muhaxhiri, një ditë pas rrëzimit të Qeverisë me mocionin e partisë më të vogël, por që u mbështet nga partia më e madhe.
“Kabineti qeveritar ka krijuar mosbesim të thellë politik, si dhe reflekton shenja të një mosfunksionimi total brenda vetes. Në këtë kuptim një pjesë e rëndësishme e institucioneve të vendit janë tërësisht jofunksionale”, është teksti i mocionit për të cilin votuan pro edhe deputetët e PDK-së.
Por, dikastere të rëndësishme brenda kabinetit Mustafa kanë udhëhequr ata të PDK-së, përfshirë zëvendëskryeministrin e parë, Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Integrimeve, Ministrinë e Dialogut, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, Ministrinë e Arsimit e Ministrinë e Bujqësisë.
“PDK-ja është nisur nga logjika se akti i rrëzimit të Isa Mustafës do t’i eklipsojë të gjitha nëntekstet të cilat përfshihen nga mocioni, rrjedhimisht edhe vlerësimin negativ për punën e ministrave nga radhët e veta”, ka thënë Muhaxhiri për “Kohën Ditore”. Sipas tij, pushtet real në qeverinë që zyrtarisht ka pasur për kryeministër Mustafën kanë ushtruar edhe Hashim Thaçi e Kadri Veseli. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Tre deputetët e LDK-së që votuan kundër rrëzimit të Qeverisë Kurti
-
Mustafa e quan të gabuar përkrahjen e PDK-së për rrëzimin e Qeverisë së tij
- PDK-ja do edhe kryeministrin, edhe presidentin
-
Mustafa: PDK-ja ose përdori opozitën si vegël ose u bë vegël e opozitës
-
Qeveria Mustafa ka “kapur” shtetin sipas modelit të PDK-së