Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mustafa e quan të gabuar përkrahjen e PDK-së për rrëzimin e Qeverisë së tij

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Isa Mustafa, e ka quajtur të gabuar vendimin e PDK-së për t’u tërhequr nga koalicioni me LDK-në dhe e ka quajtur amatoresk dhe të papjekur vendimin për dhënien e përkrahjes së mocionit për rrëzimin e qeverisë.

“Ne kemi pasur zotime të dyanshme edhe të shkruara por edhe të demonstruara se koalicioni do të vazhdojë dhe do të përfundojë në kohën e mandatit. Skam pasur arsye të dyshoj për prishje të koalicionit, sepse koalicionin nuk e kemi lidhur për shkak të themi simpative ndërmjet këtyre dy subjekteve tona politike, për faktin se ne jemi rivalët kryesor politikë në këtë vend. Por kemi vlerësuar se në një moment të tillë vendit i nevojitet një koalicion i tillë që do të zgjidhte disa prej sfidave me të cilat jemi ballafaquar dhe ballafaqohemi”, citon transmetuesi publik të ketë thënë Mustafa.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tërheqja e PDK-së përkatësisht organizimi i mocionit përmes opozitës dhe shfrytëzimi i opozitës për të bërë mocionin është çështje e tyre. Por, unë konsideroj se është një veprim i gabuar, një veprim i pamenduar mirë që nuk i kontribuon forcimit të shtetësisë së Kosovës sepse nuk është përfituar asgjë nga ky mocion, në një situatë kur ne kemi pasur rritjen më të madhe ekonomike në vendet e Ballkanit Perëndimor, kur kemi pasur një trend të uljes së papunësisë, kur kemi fuqizuar marrëdhëniet me Bankën Botërore dhe kemi forcuar këto relacione me misionet financiare ndërkombëtare”, ka thënë ndër të tjera Mustafa.