Rrëzimi i Qeverisë me votat e PDK-së e la pa asnjë “maskë” Kadri Veselin dhe bashkëpunëtorët të tij, është akuza të cilën LDK-ja e hodhi në publik pak orë pas votimit të mocionit.
Të inkriminuar, me probleme të thella me ligjin dhe kapje të gjithanshme të shtetit janë akuzat, të cilat LDK-ja i riktheu në diskursin e vet për PDK-në, shkruan sot Koha Ditore.
Madje partia që drejton Isa Mustafa e shpalli të pavlefshme Marrëveshjen e koalicionit, duke mos e njohur asnjë pikë dhe asnjë rezultat politik të saj. Rezultat politik i saj nuk ishte vetëm zgjedhja e Hashim Thaçit president, të cilin tani LDK-ja nuk po e njeh.
Por ishte edhe ndarja e pushtetit mes dy partive sipas formulës 50-50, duke përfshirë institucionet dhe bordet e agjencive që janë kanë kompetenca të veprojnë të pavarura dhe të pandikuara politikisht. Në mënyrë të barabartë PDK-ja dhe LDK-ja i ndanë edhe postet diplomatike. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
LDK: Qeveria u rrëzua nga “koalicioni i të inkriminuarve”, qytetarët rrezikojnë liberalizimin...
-
LDK-ja ende nuk i ka dërguar ftesë për koalicion PDK-së, këta thonë se do ta shqyrtojnë çdo ofertë
-
LDK-ja inicion mocion mosbesimi për Qeverinë Kurti
-
Historia e koalicioneve nga shpallja e Pavarësisë së Kosovës
-
Mustafa: Veseli e ka kuptuar se LDK-ja fiton dhe se nuk bën koalicion me PDK-në