Partia Demokratike e Kosovës, nëndega Zurich, ka njoftuar se ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor nga ku u vendos që kryetar të jetë Shaip Kadriaj.
Kadriaj përmes një njoftimi në Facebook ka shkruar edhe për një ‘’super aderim’’ në këtë nëndegë. Bëhet fjalë për ish-reprezentuesin e Zvicrës dhe ish-futbollistin e Everton, Shani Tarashaj, i cili aktualisht luan te FC Zurich.
‘’Në PDK ka arritur një super aderim, ku bëhet fjalë për ish-futbollistin e Evertonit, Shani Tarashaj. Tarashaj i cili luan në FC Zürich e që më parë ka luajtur në Bundesliga tek Eintracht Frankfurt dhe për kombëtaren e Zvicrës, është zyrtarisht anëtari më i ri i PDK-së’’, njoftoi Kadriaj.
Ndërkohë, anëtarët e Kryesisë janë zgjedhur: Korab Haziri, Tush Prenaj, Sejdi Haliti, Bujar Beqiraj, Milazim Thaqi dhe Gani Mataj.
‘’Ne si kryesi e re, do të punojmë vazhdimisht që nëndegës në Zurich t’i bashkangjiten edhe shumë anëtarë të rinj, me të cilët do të fuqizohemi dhe së bashku do të kontribuojmë në të mirë të vendit tonë’’, ka shkruar tutje Kadriaj.
Ndryshe, PDK-ja më 3 korrik do të mbajë zgjedhjet e brendshme nga ku do të vendoset se kush do të jetë prijësi i partisë së dytë më të madhe në vend.
-
Ragip Xhaka dorëhiqet nga posti i kryetarit të PDK-së në Zvicër
-
Gara për kryetar të PDK-së, Hoxhaj përballë Hamzës
-
Krasniqi në veri: Aty ku është PDK-ja, ka gjithmonë shpresë, besim e forcë
-
Lekaj, Ramizi, Brahimi e Dakaj kalojnë te Juventusi i Zvicrës
-
Zurichut i vjen keq që Krasniqi nuk mund të luajë më për Zvicrën