“Jam Enver Hoxhaj, kandidat për kryeministër të Kosovës”. Këso telefonatash kanë filluar t’i pranojnë qytetarët e Kosovës në prag të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Me këtë audio-incizim, Enver Hoxhaj kërkon votën e qytetarëve e po ashtu u bën thirrje të dëgjojnë programin e Partisë Demokratike të Kosovës.
E për këtë parti nuk është hera e parë që e bën këtë lloj fushate, tregon Kushtrim Halilaj, që edhe në zgjedhjet e kaluara thotë të ketë pranuar thirrje të ngjashme.
Halilaj ka kërkuar ndihmë edhe nga Policia e Kosovës e nga Telekomi.
Nga PDK-ja nuk kanë kthyer përgjigje në pyetjet për mënyrat se si kanë arritur t’i kenë numrat e telefonave.
Ligji për të dhënat personale përfshin edhe numrin e telefonit, e sipas të njëjtit ligj, përpunimi i të dhënave personale mund të bëhet vetëm me pëlqimin e subjektit për një ose më shumë qëllime specifike.
-
Hoxhaj: S’e përjashtoj mundësinë që Kurti pas zgjedhjeve ta përmbysë rendin kushtetues
-
Hoxhaj: Do t’i them po çdoherë një kandidature nga familja Jashari
-
Sa e bashkuar po hyn PDK-ja në zgjedhjet e reja? – Sonte me Enver Hoxhaj në “Interaktiv”
-
Hoxhaj: PDK-ja do ta rigjejë rrugën përsëri deri te besimi qytetar
-
Hoxhaj: PDK-ja ta zgjedhë kryetarin e ardhshëm, Konventa duhet të mbahet gjatë këtij muaji